XavI: Mourinho nuk do të kujtohet gjatë

21/12/2010 09:10

Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, në një intervistë të dhënë gjatë ditës në revistën “GQ”, argumentoi se trajneri i rivalëve të Realit, Hose Mourinho, nuk do të mbahet mend prej historisë.

”Mourinho nuk mund të hyjë në histori, pasi ai nuk ka sjellë asgjë të re, ndërsa Guardiola ka krijuar në ekipin tonë një stil loje që asnjë skuadër tjetër më parë nuk e ka patur”.

Sipas njërit prej kandidatëve kryesorë për fitimin e Topit të Artë, nuk është e mjaftueshme vetëm të fitosh për të shkruar emrin në Librin e Artë. “Guardiola e ka ndryshuar mënyrën se si konceptohej loja, ai është në të njëjtin nivel me emra të mëdhenj si Sacci, Ferguson apo Cruyff”.

”Mourinho fiton, por nuk sjell asgjë të re në stilin e lojës”, shtoi Xavi. “Di të motivojë mirë lojtarët dhe është një trajner i mirë, por edhe pse ai fitoi një Champions me Interin, të gjithë flasin vetëm se sa bukur luan Barça”.

Xavi foli edhe për çështjen e Topit të Artë, ku së bashku me shokët e skuadrës, Iniesta dhe Messi, ai është kandidat për ta fituar. “Eshtë shumë e vështirë të zgjedhësh një fitues të vetëm në fundin e vitit. Secili do ta meritonte. Sipas mendimit tim, do të ishte më mirë të jepej nga një çmim për secilin pozicion”.

Prej kohësh në Spanjë ka qarkulluar ideja për themelimin e një kombëtareje katalanase, si pjesë e luftës së provincës për vetqeverisje dhe pavarësi. “Unë jam shumë katalanas, por kur shkoj në Botëror me fanellën e Spanjës ndihem shumë krenar”, përfundoi Xavi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta