Virgin Racing, D’Ambrosio piloti i ri

21/12/2010 16:00

Skuderia ‘Marussia Virgin Racing’ ka zgjedhur belgun Jerome D’Ambrosio si pilotin e saj zyrtar duke zëvendësuar kështu brazilianin Luca di Grassi.

Lajmin e bën të ditur vetë skuderia në faqen e saj në internet.

“Skuderia Marussia Virgin Racing njofton se ka kontraktuar talentin e ri Jerome D’Ambrosio si shok skuadre të pilotit Timo Glock për vitin 2011”, shkruhet në njoftim.

Top Channel