Vince Vaughn bëhet me vajzë
21/12/2010 16:55
Vince Vaughn mori dhuratën e Krishtlindjeve para kohe, kur fundjavën e kaluar gruaja e tij lindi një vajzë dhe u bë baba për herë të parë.
Vajza quhet Locklyn Kyle Vaughn dhe ka lindur të shtunën.
Lajmi u bë i ditur nga përfaqësuesi i aktorit.
Vince, i cili ka qenë i lidhur me aktoren Jennifer Aniston, është martuar me gruan e tij Kyla në janar të këtij viti.
Top Channel