Schwarzeneger Jr. drejt pushtimit të kinemasë

21/12/2010 09:30

I njohur nga të gjithë për filmat e tij me dyluftime në vitet 1980-90, mbiemri Schwarzenegger mund të rishfaqet përsëri me bujë në filmat e rinj të Hollivudit.

Nuk bëhert fjalë për një rikthim të Arnoldit, yllit të “Terminator”, “Hercules in New York” apo “Stay Hungry”, por për djalin e guvernatorit të Kalifornisë. I fotografuar nga reporterët e revistave rozë, i biri ka trashëguar një fizik të shkëlqyer dhe zotëron një ngjashmëri të madhe me babain.

17- vjeçari Patrick u fotografua në daljen e një qendre të jogës në Los Anxhelos. Adoleshenti nuk ka dëshiruar të shpërqendrohet nga shkolla përpara moshës madhore, por brenda disa muajsh ai do të jetë 18 vjeç dhe kontratat për të, së bashku me një karrierë të shkëlqyer në kinema, duket se janë të garantuara.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta