Kristi Lamaj dhe Lei Kraja bëhen bashkë në projektin “UrbanGen”
Dëbora ka bllokuar aeroportet në mbarë Europën dhe mijëra pasagjerë kanë vuajtur pasojat. Por, gjithmonë ka përjashtime…sidomos nëse je Madonna.
Fundjavën e kaluar, këngëtarja po udhëtonte nga New York në Londër dhe fluturimi i saj u devijua për në aeroportin e Stansted për shkak të motit të keq që ka përfshirë Anglinë.
Pas një ore bllokimi, Madonna arriti të dalë nga avioni së bashku me stafin e saj (15 persona gjithsej). Një autobus po i priste menjëherë sapo dolën nga avioni.
Pasagjerët e tjerë të avionit, të indinjuar nga ky trajtim që iu rezervua këngëtares, qëndruan edhe dy orë të tjera të bllokuar në avion.
Një burim tha për ‘Daily Mail’: “Pasagjerëve kjo gjë iu duk e padrejtë. Nuk është se Madonna është presidenti.”
Top Channel