
Ndërron jetë trajneri që udhëhoqi Italinë drejt suksesit në Botërorin e vitit 1982. Lajmin e bënë të ditur mediat italiane në mesditë, pasi saktësuan se 83-vjeçari lëngonte prej kohësh në banesën e tij në Milano.
Bearzot është njeriu që drejtoi “azzuri”-t për një dekadë, nga viti 1975 deri në 1986, kur u largua pas Botërorit të Meksikës. I paharrueshëm për triumfin që solli në Spanjë 1982, i pari për Italinë pas 44 vitesh mungese, funerali i Bearzot-it do të ketë një karakter privat.
Së bashku me një titull botëror, ai i dhuroi vendit edhe një grup kampionësh si Tardelli, Zoff, Cabrini, Paolo Rossi apo Scirea. I pandashëm nga llulla e tij, Enzo do të kujtohet edhe për mënyrën e drejtëpërdrejtë të shprehjes, e cila në shumë raste i krijoi probleme me shtypin.
Kokëfortë në mbrotjen e djemve të tij, Italia e Bearzot arriti të thyente rivalë më të forte se vetja si Argjentinën, Brazilin e Gjermaninë, duke ngritur edhe një herë në majën e “Olimpit” nivelin futbollistik Italian.
Për ironi të fatit, lajmi i vdekjes së Bearzot vjen në një njëjtën ditë, në të cilën 42 vjet më parë u shua një tjetër gjigant i stolit Italian, Vittorio Pozzo, njeriu që drejtoi kombëtaren drejt sukseseve boterore te viteve 1934-38.
Top Channel