Federer-Nadal luhet për nevojtarët

21/12/2010 14:45

Rafael Nadal dhe Roger Federer do të sfidojnë edhe një herë më shumë njëri-tjetrin, në një ndeshje që do të zhvillohet sot në mbrëmje në Zyrih.

Ndërsa të gjithë biletat janë shitur që janë më parë, të ardhurat do të shkojnë për “Roger Federer Foundation for Africa” dhe “Rafael Nadal Foundation”, i cili shkon në ndihmë të fëmijëve të varfër e të pastrehë.

Me një “Hallenstadion” të mbushur ne kapacitetin e tij të plotë, 800 mijë euro janë grumbulluar, ndërsa kërkesa ishte aq e madhe sa që disa bileta u shitën deri në 500 euro secila.

Numri një në botë dhe tenisti më i suksesshëm i të gjitha kohërave janë përballur midis tyre 22 herë në karrierë, në ballafaqime zyrtare, duke e shndërruar ndeshjen Federer-Nadal në një klasike.

Spanjolli ka arritur të fitojë në 14 raste, me zviceranin triumfues në tetë sfidat e tjera. Megjithatë, Rafa do të ketë një arsye për t’u hakmarrë, pasi Roger e mposhti në ballafaqimin e tyre të fundit, në Masterin e Londrës, me rezultatin 6-3, 3-6, 6-1.

Top Channel