Balotelli: Titullin me City, pastaj Milan

21/12/2010 17:20

Mario Balotelli ka përsëritur dëshirën e tij për tu bashkuar me Milan, pasi të fitojë me Manchester City titullin e Premier League dhe Europa League.

Sulmuesi italian është transferuar në Angli verën e kaluar, por gjithmonë ka pasur zëra për rikthimin e tij në Itali, tek skuadra e tij e zemrës, Milan.

Duke folur për ‘Tuttosport’, ish-sulmuesi i Inter tha: “Këtë vit dua të fitoj Premier League dhe Europa League. Në kompeticionin europian mendoj se jemi favoritë.”

Muajin e kaluar, sulmuesi i Milan, Zlatan Ibrahimoviç, deklaroi se do t’i pëlqente të luante me Balotelli-n në San Siro.

“I them Ibrahimoviç që të vazhdojë të më thërrasë në mënyrë që dëshira e tij të realizohet dhe unë të vesh fanellën kuqezi”, u shpreh sulmuesi 20-vjeçar.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta