Totti: Kjo është një Romë e madhe

20/12/2010 21:40

Kapiteni i Romës, Francesco Totti flet në faqen e tij personale të internetit, në një intervistë shfaqur në orët e mbrëmjes. Ndërsa uron tifozët për festat e fundvitit, nuk harron pa përmendur se ky është një ekip me të vërtetë i madh.

”Ikën edhe një vit më shumë, por këto ditë të ftohta do të mbyllen me emocione të mëdha për mua. Në pikëpamjen sportive, do të mbetet e paharrueshme fushata e një viti më parë, e cila na ndihmoi që të luftonim me Interin deri në javën e fundit të kampionatit”, deklaroi idhulli i tifozerisë romane.

”Jemi rikthyer në Champions, ku së bashku me tifozët ëndërrojmë trofenë më të dëshiruar nga të gjithë. Fitorja kundër Bajernit, pasi pësuam dy gola, na tregoi edhe një herë më shumë se jemi në gjendje të luftojmë si të barabartë dhe të fitojmë edhe me skuadrat më të forta të planetit”.

”Mendoj se nuk do të gabohesha nëse do të thoja që në totalin e vitit 2010, Roma ka qenë skuadra më e fortë në Itali. Jam i bindur se tifozët do të shohin një ekip pretendent në çdo aspekt vitin e ardhshëm, të cilin po e presim të gjithë me padurim”, përfundoi Totti.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta