Superliga, humb edhe Dinamo
20/12/2010 22:35
Edhe Dinamo i është bashkangjitur skuadrave kryesuese që e kanë mbyllur me humbje javën e 15 të Superligës. Kampionët në fuqi janë mundur 1-0 në Peqin nga Shkumbini.
Golin e fitores për peqinasit e shënoi boshnjaku Mujdragiç në minutën e 42. Kjo është humbja e 4 në gjashtë ndeshjet e fundit për Dinamon që vërteton qartë krizën që ka përfshirë blutë e kryeqytetit, të cilët kanë zbritur tashmë në vendin e 5 me 24 pikë.
Shkumbini nga ana e vet është ngjitur në vendin e tetë me 20 pikë, po aq sa Laçi i vendit të shtatë.
Top Channel