Regjisori i “Luanit të Artë” përfundon në burg

20/12/2010 22:50

Jafar Panahi, regjisori iranian me famë botërore, fitues i “Luanit të Artë” në vitin 2000 me filmin “Rrethi” është dënuar me 6 vjet burg nga një gjykatë në Teheran.

Lajmi është bërë publik për mediat e huaja nga avokati i regjisorit i cili saktësoi se ai është dënuar nën akuzën e propagandës kundër regjimit dhe gjatë kohës së kryerjes së dënimit nuk mund të ushtrojë profesionin e tij dhe as të japë intervista për gazetarët.

Jafar Panahi, 49 vjeç prej kohësh ishte nën shënjestrën e autoriteteve vendase që pas mbështetjes së hapur që ai bëri për kandidatin opozitar për president, Mir Hosein Musavi në zgjedhjet e fundit presidenciale.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta