Reali gjen paqe në darkën e fundvitit

20/12/2010 21:10

Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez u përpoq të rigjente paqen me trajnerin Hose Mourinho, gjatë zhvillimit të darkës së fundit të vitit.

Siç u fotografua prej mediave spanjolle mbrëmjen e sotme, Florentino u ul midis Mourinho-s dhe Messina-s, trajnerit të skuadrës së basketbollit të Realit. Ai u pa duke bashkëbiseduar lirshëm dhe dashamirësisht me portugezin, që vetëm një ditë më parë deklaroi se klubi nuk po di të mbrojë siç duhet djersën e tij.

Në të njëjtën kohë, në tryezën “presidenciale” ishte i pranishëm edhe drejtori sportive i klubit, Jorge Valdano, me të cilin përflitet se trajneri ka një raport aspak miqësor.

Top Channel