Pirlo, një muaj jashtë fushave

20/12/2010 19:00

Mesfushori i Milanit, Andrea Pirlo, do të qëndrojë një muaj jashtë fushave, pas tërheqjes muskulare të pësuar në humbjen e së shtunës ndaj Romës. Lajmin e bënë të ditur pasditen e sotme shërbimet mjekësore të klubit.

“Dëmtimi që detyroi Pirlon të largohej nga fusha e lojës ndeshjen kundër Romës është një tërheqje muskulare në kofshë, e cila do ta detyrojë të qëndrojë pushim pothuajse katër javë. Megjithatë, do të udhëtojë me skuadrën në Dubai, ku do të kryejë një stërvitje të diferencuar”, shkruhej në komunikatë.

Shpresohet që i ngrohti në Emiratet e Bashkuara Arabe të ketë një ndikim të mirë për përshpejtimin e fazës riaftësuese të futbollistit të kombëtares italiane. Pato, Flamini dhe Thiago Silva, edhe ata të dëmtuar, do të udhëtojnë me skuadrën në Lindjen e Mesme, për të vazhduar përgatitjen.

Mediat italiane konfirmuan më parë se në avionin e Milanit në datën 27 dhjetor, do të jetë i pranishëm edhe blerja e re e kuqezinjve, Antonio Cassano.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA