Ish-fituesi i Topit të Artë me fanellën e Juventusit, Pavel Nedved u shpreh i kënaqur me shpirtin luftarak të treguar nga bardhezinjtë gjatë këtij sezoni, në një deklaratë të lëshuar gjatë mbrëmjes në mediat italiane.
”Ky Juventus më pëlqen shumë, shoh një skuadër të mbushur me luftëtarë dhe një trajner që punon në mënyrën e duhur”, theksoi çeku, i përfshirë prej pak kohësh në stafin drejtues të bardhezinjve.
Ndryshe nga sa kanë deklaruar disa përfaqësues të klubit, për Pavel-in, titulli kampion nuk mund të përjashtohet. “Titulli? Nuk jemi ende as në gjysmën e kampionatit dhe të flasësh që tani është shumë herët, por është e qartë se ekipi po bën një punë shumë të mirë dhe i ka të gjitha kartat në rregull për të konkurruar deri në fund.
Top Channel