Mou: Klubi të mbrojë ekipin

20/12/2010 13:05

Mourinho mbyll vitin me një fitore 1-0 ndaj Sevilla dhe me një sulm të ashpër ndaj arbitrit të ndeshjes, Clos Gomez.

Trajneri i Real Madrid u paraqit në konferencën për shtyp pas ndeshjes me një letër ku kishte rreshtuar 13 gabimet e arbitrit gjatë ndeshjes së djeshme ku u dhanë 10 kartona të verdhë dhe dy të kuq (një për secilën skuadër).

“Duhet të mbroj ekipin tim nga arbitrime të tilla sepse këta lojtarë e meritojnë plotësisht. Nëse unë sot do të flas, nesër do të dal në faqet e para të gazetave dhe do të më pezullojnë. Këtë gjë duhet ta bëjë klubi. Klubi të mbrojë ekipin”, u shpreh Mourinho.

Në fund, shtoi: “Do të kërkoj një mbledhje urgjente me presidentin Florentino Perez për të biseduar për këto gjëra.”

Top Channel