Ku do të kalojnë pushimet yjet e Serisë A?

20/12/2010 21:00

Në pragun e festave të fundvitit është e ligjshme që publiku të pyesë se ku do të kalojnë pushimet idhujt e tyre të Serisë A.

Me vërshëllimën finale të gjyqtarëve për këtë vit ditën e dielë, të gjithë klubet i kanë lënë të lirë lojtarët e tyre deri një ose dy ditë pas Krishlindjeve, kur do të nisin fazat përgatitore.

Preferenca tipike e lojtarëve për këtë vit është Dubai, me mrekullitë, plazhet dhe klimën e tij të ngrohtë. Vëllezërit Cannavaro apo lojtarë të tjerë si Lucarelli e të tjerë do të udhëtojnë drejt Emirateve të Bashkuara Arabe.

Francesco Totti, ndryshe nga vitet e tjera, ka vendosur të qëndrojë në vilën e tij në Romë, së bashku me gruan Illary Blasi dhe fëmijët e tyre. Megjithatë, ka edhe prej atyre që do të sakrifikojnë kënaqësitë e udhëtimeve të gjata për të qëndruar në shtëpi, së bashku me mamanë.

Marco Borriello është njëri prej lojtarëve më të njohur që ka vendosur të kalojë Krishtlindjet me prindërit e tij. I gjendur single pas ndarjes me Belen Rodriguez, sulmuesi I Romës, siç duket nuk ka se me kë të tjetër të kalojë këto pushime.

Top Channel