Kate Moss nuk i reziston dot Jude Law

20/12/2010 16:55

Modelja më e famshme britanike, Kate Moss, nuk mund t’i rezistojë dot hireve të aktorit hollivudian, Jude Law.

Në fakt, shtëpia e saj e re, me vlerë prej 7,5 milion stërlinash, në një zonë rezidenciale në veri të Londrës, do të jetë shumë pranë banesës së çiftit të famshëm Jude Law e Sienna Miller.

Në të njëjtën rrugë, banojnë edhe këngëtarët e njohur George Michael dhe Sting. Zëdhënësi i modeles deklaroi: “Kate vendosi të shpenzonte një shumë të madhe parash, pasi u shokua nga banditët që e grabitën në shtëpinë e saj të vjetër”.

Midis Kate Moss dhe çiftit ekziston një miqësi e vjetër. Modelja jetonte në një lagje tjetër rezidenciale dhe besohet se nga ndërrimi i vendbanimit do të përfitojë pothuajse 2,5 milion stërlina. Vila e saj e vjetër është në tregun imobiliar për dhjetë milion paund.

Top Channel