Benitez: Ndihem ende trajneri i Interit

20/12/2010 16:50

“Ndihem ende trajneri i Interit”. Kështu deklaroi Rafa Benitez në një intervistë për një radio spanjolle.

Benitez ka shprehur çudi dhe keqardhje për situatën e krijuar me Interin pas deklaratave të tij në fund të botërorit për klube në Abu Dhabi kundër Mazembe.

“Jam i çuditur nga zërat që po qarkullojnë këto orë. Natyrisht nuk jam aspak i kënaqur nga situata e krijuar. Tani do të shkoj me pushime në Liverpool dhe pas festave do të kthehem në Itali. Megjithatë jam shumë i çuditur nga lajmet që shikoj në media”, përfundon Benitez.

Top Channel