Beckham nderohet me çmim karriere

20/12/2010 11:40

David Beckham u nderua dje nga BBC me çmimin e karrierës në natën e personalitetit sportiv të vitit.

Beckham falenderoi të gjithë lojtarët dhe trajnerët që e kanë ndihmuar në karrierën e tij sportive dhe shtoi: “Sigurisht, falenderoj bashkëshorten dhe fëmijët e mi.”

Ish-kapiteni i kombëtares angleze shtoi për Victorian, e cila nuk i mbajti dot lotët: “Jo vetëm që më ka dhënë tre djem të mrekullueshëm, por ajo është një frymëzim për mua çdo ditë. Faleminderit!”

Audienca e BBC Sports e nderoi me një “standing ovation” që zgjati 3 minuta e 40 sekonda, mbrëmjen e djeshme në Birmingham.

FOTO GALERI
1/8
BBC Sports vlerëson futbollistin

Top Channel