Komedi amerikane në Teatrin e të Rinjve

19/12/2010 17:55

Një trekëndësh pasioni e dashurie, por edhe me anët më pak rozë që një raport i tillë përmban, është subjekti i shfaqjes teatrore “Andi, Norman dhe Sofi”, ngjitur në skenë nga regjisorja Andia Xhunga, nën interpretimin e aktoreve Indrit Cobani, Eftiola Lacka dhe Ervin Doko.

Andi dhe Norman ndajnë apartamentin dhe ëndrra e tyre është të publikojnë një komedi për t’u bërë të pasur. Por rrjedha e jetëve të tyre ndryshon atëherë kur shfaqet Sofi, fqinja e re amerikane.

“Andi, Norman dhe Sofi” është një komedi e amerikanit Neil Simon. Ajo ngjitet për herë të parë në një skenë shqiptare në kuadër të Festivalit Teatror të të Rinjve. Pas premierës në Durres, shfaqja do të vihet në skenën e TK më datë 23 dhjetor.

Top Channel