Buble kërkon dasmën perfekte

19/12/2010 13:35

Ka edhe katër muaj kohë para se këngëtari Michael Buble të ngjitet në altar së bashku me të fejuarën e tij, argjentinasen Luisiana Lopilato.

Gjithsesi, kanadezi është që tani nervoz: “Dua që dita e dasmës të jetë perfekte për Luisianën.”

Sipas Buble, martesa është dita që të gjitha vajzat ëndërrojnë dhe kërkon që edhe e fejuara e tij të ndihet sa më mirë atë ditë.

“Unë jam mashkull dhe nuk jam rritur duke menduar për ditën e dasmës sime, por dua të bëj gjithçka që ajo ditë të jetë e veçantë për të fejuarën”, përfundoi këngëtari.

Top Channel