Michelle Obama vesh fustan “të përdorur”

18/12/2010 16:05

Michelle Obama ka befasuar botën e modës, duke u paraqitur në një pritje zyrtare me një veshje “të përdorur”.

Natyrisht nuk bëhet fjalë për një fustan të përdorur të blerë në treg, por për një “Norman Norell” të rrallë të epokës që kushton 2500 dollarë.

Zonja e parë amerikane mbajti këtë veshje me rastin e “Christmas in Washington”, një koncert për Krishtlindjet me qëllim bamirësie në favor të Children’s National Medical Center.

Fustani i shtrenjtë vjen nga arkivi i “New York Vintage”, dyqani i Chelsea që zotëron një koleksion veshjesh të rralla që shkojnë deri në vitet 1800.

Ndër klientët e këtij dyqani janë edhe personazhe të tjerë të njohur si Julia Roberts, Scarlett Johansson, Jessica Lange, Lady Gaga apo Beyoncé.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel