Interi fiton botërorin e klubeve

18/12/2010 21:00

Interi ka fituar botërorin e klubeve. Kampionët e Europës në fuqi kanë fituar përballë Mazembes me rezultatin 3-0 në finalen e kampionatit botërorë të klubeve që u zhvillua në Abu Dabi.

Shumë shpejt zikaltrit kanë kaluar në avantazh, në minutën e 13-të Goran Pandev zhbllokon shifrat, ndërkohë që vetëm katër minuta më pas Samuel Eto shënon edhe golin e dytë duke e kthyer në një ndeshje stërvitore pjesën e mbetur të lojës.

Skuadra kongoleste është treguar shumë modeste në këtë takim përballë Interit, duke mosrrezikuar për asnjë moment seriozisht portën e Hulio Sezar.

Në mbyllje të takimit, Interi shënon edhe golin e tretë me Biabiami, duke mbyllur gjithçka e në të njëjtën kohë duke çuar në pesë numrin e trofeve të fituara për sezonin 2009/2010.

Top Channel