Bar, alergji nga paparacët

18/12/2010 10:00

Modelja izraelite Bar Rafaeli është alergjike ndaj paparacëve. Ajo
vërtetë nuk i duron dot ata dhe kur e kupton se i ka afër, bën cfarë
është e mundur për t’i shmangur.

Paparacët kanë arritur ta fotografojnë gjatë një pasditeje në Los Angelos, bashkë me një mikeshën e saj. Gruaja e ardhshme e Leonardo di Caprio-s (i cili për të qenë krah Bar është gati të konvertohet në hebre) mbulon fytyrën me duar për të mos rënë pre e fotografëve.

Por gjithësesi ata arritën që të ishin më të shpejtë…

Top Channel