Tirana mund Kastriotin

17/12/2010 21:30

Tirana ka shkatërruar 4-0 Kastriotin në Selman Stërmasi dhe është ngjitur përkohësisht në vendin e 3-të në renditjen e Superligës me 25 pikë.

Bardheblutë kanë mbyllur gjithçka në pjesën e parë kur shënoi dy gola në minutën e 9-të dhe të 37-të me Pero Pejic.

Krutanët nga ana e tyre ishin të pafuqishëm të reagonin dhe të çonin ndeshjen në barazpeshë. Duke përfituar nga eksperienca, lojtarët e Tiranës shënuan edhe dy herë të tjera në portën kundërshtare, me Sabino Plakun dhe kapitenin Lila, duke vulosur fitoren e shtatë këtë sezon.

Java e 15-të e Superligës do të vazhdojë me ndeshje të tjera në fundjavë, ku më interesantet janë Bylis-Flamurtari, Vllaznia – Skënderbeu dhe Shkumbini – Dinamo.

Top Channel