Palermo njofton tërheqjen nga futbolli

17/12/2010 20:30

Martin Palermo, sulmuesi i Boca Juniors, konfirmoi sot se kur të përfundojë kontrata që e lidh me ekipin argjentinas në qershor të vitit 2011, do të mbyllë karrierën si futbollist.

“E kam vendosur tashmë. Sot them që në qershor të 2011-ës do tërhiqem nga futbolli”, deklaroi 37-vjeçari.

“Duhet të ndodhë diçka e çuditshme që unë të ndryshoj mendim dhe në karrierën time kanë ndodhur shumë gjëra të tilla”, vazhdoi më tej sulmuesi.

Argjentinasi nënvizoi se një nga gjërat që mund ta bënte të ndryshonte mendjen është fitimi i turneut “Clausura” nga Boca Juniors dhe klasifikimi i saj për në kupën “Libertadores”.

Top Channel