Larry King i jep fund show-t pas 25 vjetësh

17/12/2010 12:55

Veterani i televizionit amerikan Larry King ka prezantuar edicionin e fundit të talk show-t të tij në CNN, pas 25 vjetësh.

77-vjecari u përpoq të përmbante lotët kur i tha audiencës: “Faleminderit dhe në vend të “lamtumirë”, si thoni për një “mirupafshim””.

Presidenti Barack Obama i bëri nderimet e tij yllit të televizionit përmes një mesazhi të regjistruar. “Programi i tij hapi sytë tanë për botën përtej zyrave tona”, ka deklaruar Obama.

“Larry King Live” ka përfunduar pas më shumë se 6 mijë edicionesh dhe 50 mijë intervistash.

Ish-kryeredaktori dhe gjykuesi i talenteve në shfaqje televizive Piers Morgan do të marrë vendin e tij duke filluar nga janari.

Edicioni i së enjtes pati të ftuar ish-presidentin amerikan Bill Clinton për të 29-ën herë, në një lidhje satelitore nga Arkansasi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA