
Violinistja shqiptare Alda Dizdari po korr sukses me interpretimin e saj
në koncertin më të fundit në Hollin Mbretëror të qëndrës kultutore në
Southbank të Londrës.
Koncerti titullohej “Brahm’s Univers” ku ajo ka interpretuar të gjitha sonatat nga kompozitori Brahm.
Pas deputimit në sallën prestigjoze të koncerteve Wigmore Hall në Londër në muajin korrik, ky koncert ishte suksesi i radhës për Aldën, duke u vlerësuar maksimalisht nga publiku dhe media.
Alda Dizdari, tashmë është një emër i spikatur në qarqet artistike në Londër falë një talenti të vecantë.
Gjithashtu falë interpretimeve të shkëlqyera ajo ka bërë emër si soliste nëpër skenat botërore ku ka dhënë koncerte si pjesë e orkestrave më me emër në botë. Rruga drej një kariere tashmë të konsoliduar për violinisten shqiptare ka nisur në Shqipëri në moshën 5-vjecare, kur ajo u dashurua pas instrumentit të violinës, më pas në Rumani ku ajo ka kryer universitetin, masterin në Amerikë dhe së fundmi vijimin e studimeve të avancuara për solistikë në Londër .
Sean Rafferty drejtues i emisionit prestigjon “In Tune” në BBC Radio 3 e ka ftuar Alda Dizdarin ne disa emisione live ku ajo ka interpretuar.
“Interpretim i jashtëzakonshëm. Një artiste e shkëlqyer. Një fillim i mbarë për një violinist shqiptare” me këto fjalë Sean Rafferty komenton interpretimin e saj në studion e BBC-Radio 3.
Instrumenti, që përdor zonjusha Dizdari, është një violinë e Gian Battista Ceruti, Cremona prodhuar në vitin 1791, e cila i është dhuruar nga një sponsor privat.
Top Channel