Snejder humb finalen

16/12/2010 15:30

Mesfushori i Interit, Wesley Snejder, nuk do të luajë ndeshjen finale të Botërorit të Klubeve.

Hollandezi pësoi një tërheqje në kofshë në minutën e parë të ndeshjes gjysmëfinale ndaj Seongnam, të cilën Inter e fitoi me rezultatin 3-0.

Vizitat mjekësore treguan se Snejder ka pësuar një tërheqje të gradës së dytë në kofshën e majtë.

Lajmi i mirë për Inter është se trajneri Benitez do të ketë në dispozicion për finalen ndaj Mazembe mbrojtësin e djathtë, Maicon.

Top Channel