Regjisori amerikan, Blake Edwards, vdiq sot në moshën 88-vjeçare në Brentwood (Kaliforni).

Lajmin e bëri të ditur avokati i tij.

Edwards ka qenë një nga regjisorët më të mëdhenj të komedive në Hollywood.

Gjatë karrierës së tij, që filloi në vitet ’50 dhe përfundoi në vitet ’90, regjisori ka xhiruar 46 filma, mes të cilëve edhe komedia Pantera Rozë.

Top Channel