Lady Gaga, në skenë gjysmënudo
16/12/2010 14:00
Lady Gaga befasoi fansat e saj në Londër, duke kënduar vetëm me veshjet
intime, në një pab, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.
Një pjesë e fanseve të saj femra, duke ndjekur shembullin e idhullit të tyre, u zhveshën gjatë koncertit.
Këngëtarja u paraqit në arenën e vogël së bashku me grupin “Semi Precious Weapons”, për të kënduar dy këngë.
Publiku nuk ishte paralajmëruar për mbërritjen e saj.
Lady Gaga do të nisë brenda pak ditëve një tur që do ta çojë në disa qytete të Anglisë, SHBA dhe Europë.
Top Channel