Kabaeva, e dashura e Putin në kopertinë

16/12/2010 10:05

E konsideruar gjerësisht si e dashura e kryeministrit të Rusisë, Vladimir Putin, Alina Kabaeva pushton kopertinën e revistës së mirënjohur “Vogue”. Karriera e saj duket në ngjitje të vazhdueshme dhe sipas mediave ruse, duhet të falenderojë Kremlinin për këtë.

E lindur në 1983-n në Uzbekistan, Alina ishte një gjimnaste e aftë, që fitoi medaljen e bronzit në Lojrat Olimpike të

Sidneit 2000 dhe medaljen e artë në Athinë 2004. Megjithatë, ajo u bë njohur në të gjithë vendin vetëm pasi ish-presidenti e shndërroi në një deputete të parlamentit rus në vitin 2007.
Një vit më parë, Kabaeva lindi një fëmijë.

Babai i tij nuk u deklarua, por sipas mediave, nuk ka dyshime për atësinë. Të dy i kanë përgënjeshtruar këto pretendime, por ndërkohë, Kabaeva shijon zërat e lidhjes së saj me kryeministrin, për të bërë gjithmonë e më përpara në karrierën e saj.

Top Channel