Bon Jovi “kapiteni” i skuadrës së Obamës

16/12/2010 03:40

Bon Jovi është përzgjedhur nga Shtëpia e Bardhë si “kapiteni” i skuadrës së Obamës, Këshilli për Zgjidhjen e Cështjeve të Komunitetit.

Ylli i muzikës rock është përzgjedhur nga Obama për të këshilluar në mobilizimin e qytetarëve, organizatave joqeveritare, shoqërive, kompanive të ndryshme e administratës për të bashkëpunuar në mënyrë efikase për t’u dhënë zgjidhje problemeve të komunitetit në Shtetet e Bashkuara.

Këngëtari është emri më i njohur mes 25 anëtarëve të Këshillit, ku nuk mungojnë edhe emra të tjerë, si ai i kreut të faqes së internetit të shitje-blerjeve online, eBay, John Donahoe.  

Top Channel