Aretha Franklin, ndërhyrje me sukes në pankreas
16/12/2010 09:05
Mbretëresha e Soul, Aretha Franklin, ka lënë prej disa ditësh spitalin e Detroit ku ishte shtruar javën e shkuar dhe ku sipas shtypit, ka kryer një operacion pas një tumori në pankreas.
Ndërhyrja, sipas të njëjtave burime, ka pasur sukses. Këngëtarja 68 vjeçare nuk ka bërë ansjëherë publike diangonozën e saj.
“Jam në shtëpi prej pothuajse tre ditësh dhe familja dhe miqtë e mi po kujdesen për mua. Kam edhe një infermiere private që më viziton çdo ditë”, është shprehur Franklin.
Sipas një zëdhënësi, këngëtarja është me humor të mirë.
Top Channel