“Shqiptari” Nik Xhelilaj

16/12/2010 20:20

Shooting stars, ose Yjet e reja, programi i rrjetit “Europian Film Promotion”, që merret me promovimin dhe marketimin e kinemasë europiane në botë, ka përzgjedhur 10 talente të reja të këtij kontinenti për t’i promovuar në 2011, mes tyre aktori shqiptar Nik Xhelilaj.

Pas suksesit me filmin “Shqiptari”, për të cilin ai fitoi tre çmime si aktori më i mirë në festivalet ndërkombëtare të Moskës, Prishtinës dhe Antalias, Xhelilaj së bashku me talente të tjera nga vende mes të tjerash si Irlanda, Gjermania, Spanja, Danimarka, do të jetë në top listën e kandidatëve të mundshëm për t’u përzgjedhur në role filmash kinematografikë nga regjisorë në të gjithë botën.
 
Ata do të promovohen fillimisht në Festivalin e Filmit të Berlinit, për të kaluar më pas në të tjera prestigjoze si “Sundance Film Festival” dhe ai i Kanës.

Top Channel