Ndahen Megan Gale e Andy Lee

15/12/2010 15:40

Ka përfunduar, pas një lidhjeje katër vjeçare, dashuria mes Megan Gale dhe drejtuesit komik të radios Andy Lee.

Çifti australian, sipas mediave lokale, është ndarë miqësisht.

“Andy e Megan kanë zgjedhur rrugë të ndryshme. Mbeten miq të mirë dhe kanë një vlerësim të madh për njeri-tjetrin”, bën të ditur një komunikatë e lëshuar nga zëdhënësi i çiftit.

Top Channel