Lëvizja e lirë, Meta: Ditë krenarie për shqiptarët

15/12/2010 11:35

Zëvendëskryeministri Ilir Meta deklaroi se heqja e vizave për shqiptarët është ditë lirie, dinjiteti dhe krenarie.

Meta, njëherazi edhe kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim u shpreh se liberalizimi i vizave është përmbushje e një prej premtimeve të koalicionit qeverisës.

“U realizua një nga qëllimet e studentëve të dhjetorit të viteve 1990. LSI dha një kontribut real pasi ne mbajtëm premtimin kryesor për të cilën bëmë edhe aleancën me PD-në”, tha Meta.

Sipas tij, heqja e vizave për shqiptarët është një proces i merituar ndërsa tani vendi angazhohet për të arritur statusin kandidat për anëtar të Bashkimit Evropian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA