Hasselhoff: Kam dy të dashura

15/12/2010 09:50

Ylli i “Baywatch”, David Hasselhoff, i cili ka qenë i martuar me Catalina Hickland dhe më vonë me Pamela Bach, tashmë ka dy të dashura njëherësh.

Njëra ndodhet në Francë dhe tjetra në SHBA. Hasselhoff theksoi se nuk është gati për të zgjedhur midis tyre.

“Kam një të dashur në Paris dhe një tjetër në San Francisco. I them që nuk jam gati emocionalisht për të bërë një zgjedhje. I them që kam nevojë për kohë, kam nevojë të njoh më mirë veten”, u shpreh aktori.

David pohoi se të kesh dy të dashura nuk është aq argëtuese sa duket sepse të qenit i famshëm nuk e lejon të mbajë të fshehtë asgjë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA