Eva Mendes: Nuk dua të martohem
15/12/2010 14:05
Aktorja Eva Mendes thekson se nuk ka plane martese as tani, as në të ardhmen edhe pse ka një marrëdhënie me kineastin peruan George Augusuto që nga viti 2002.
“Nuk e di ende nëse dua fëmijë apo jo, por idea e martesës më duket shumë e mërzitshme”, u shpreh aktorja protagoniste në filmin ‘The Other Guys’.
“Jam shumë romantike, por besoj që jam edhe pak rebele dhe martesa është diçka kundër të cilës më pëlqen të rebelohem”, shtoi Mendes.
Top Channel