Botërori i klubeve, Interi në finale

15/12/2010 21:00

Interi është vetëm 90 minuta nga titulli i tij i tretë botëror. Në Abu Dahbi, zikaltrit kanë mundur 3-0 koreanët e Seongnam dhe kualifikohen kështu për në finalen e botërorit për klube.

Golat në takim janë shënuar nga Stankovic, Zanetti e Milito.

Të shtunën në orën 18 skuadra e Benitez do të përballet në finale më kongolezët e Mazembe.

Top Channel