Blunt: Nuk jam gati për fëmijë
15/12/2010 14:45
Aktorja britanike Emily Blunt, e martuar me aktorin John Krasinsky, nuk është e gatshme të ndjekë hapat e nënës së saj, e cila la karrierën si aktore për t’iu dedikuar fëmijëve.
“Vij nga një familje me shumë anëtarë dhe gjithmonë kam dashur të kem fëmijë, por jo tani. Nëna ime la karrierën e saj për fëmijët, por kohët kanë ndryshuar”, u shpreh aktorja e cila ka tre vëllezër.
Më tej, ajo shtoi: “Duhet t’i jap pak më shumë stabilitet jetës sime para se të krijoj një familje.”
Top Channel