Berisha uron homologun për fitoren

15/12/2010 08:20

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë dje një mesazh urimi nga homologu i tij, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha për zhvillimin paqësor dhe demokratik të zgjedhjeve nacionale në Republikën e Kosovës dhe fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës.

Në një bisedë telefonike, Kryeministri Berisha e uroi Kryeministrin Thaçi, njëherësh kryetar i PDK-së, për fitoren e merituar në zgjedhjet e 12 dhjetorit, bën të ditur shërbimi për informim i Kryeministrisë.

Kryeministri Berisha e përgëzoi Kryeministrin Thaçi edhe për të gjithë kontributin e tij, për zgjidhjen në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit të të gjithë problematikës së krijuar dy muajt e fundit në Kosovë. Kryeministri Berisha u shpreh se në të gjitha këto zhvillime fitoi Kosova dhe demokracia e saj.

Top Channel