Basha niset drejt Brukselit me një grup të rinjsh
15/12/2010 08:45
Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, nisi sot një udhëtim simbolik pa viza drejt hapësirës Shengen.
Basha u nis drejt Brukselit me një grup të rinjsh të pajisur me pasaporta biometrike.
Ministri u shpreh se dita e sotme është historike për të gjithë qytetarët shqiptarë.
Edhe kryeministri Berisha u uroi rrugë të mbarë shqiptarëve që udhëtojnë sot drejt BE dhe u shpreh se kjo “një ëndërr e bukur e shqiptarëve u shndërrua në realitet”.
Gjithashtu Berisha falenderoi administratën për plotësimin e kushteve për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe theksoi se “ky është premtimi më i vështirë që kam realizuar në karrierën time”.
“Shqiptarët do të sillen në mënyrë dinjitoze ndaj lëvizjes së lirë”, përfundoi Berisha.
Top Channel