Rama: Protestat do të intensifikohen

14/12/2010 18:00

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka deklaruar se opozita do të intensifikojë protestën në rrugët e Shqipërisë, gjatë rifillimit të manifestimeve në qytetin e Durrësit.

Gjatë fjalës së tij ai ka theksuar se qeveria ka lënë në baltë shqiptarët, ndërkohë që vendi sa vjen dhe varfërohet.
“Kërkojmë transparencën e zgjedhjeve dhe nuk heqim dorë nga transparenca. Jemi të vendosur për të vazhduar betejën. Do të intensifikojmë protestën tonë në çdo rrugë të Shqipërisë”, tha Rama.
“Qeveria ka lënë në baltë shqiptarët, ndërkohë që sot Shqipëria është më e varfër. Jemi këtu të çlirohen zgjedhjet e ardhshme, ndërsa Berisha bën ç’mos të na ndajë për të sunduar”, u shpreh Rama.
“Ne i ofruam tre zgjidhje për përmbytjet që u refuzuan si herezi. Berisha të heqë dorë nga shiritat elekoralë dhe të diskutojë me opozitën”, shtoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA