
Kryetari i Partisë Socialiste deklaroi se pushteti i kryeministrit Sali Berisha është mbi vendimet e gjykatës dhe i shkel ato.
Po ashtu Rama e akuzoi Berishën se nuk ka asnjë vizion për vendin dhe për mirëqeverisjen e Shqipërisë.
“Saliu investon për pushtetin e tij dhe gënjen orë e cast për atë që bën.Kryeministri ka dështuar dhe e ka ai fajin për gjendjen e Shqipërisë sot, për parlamentin e dalë nga shinat, për ekonominë që do të plasë në duart e njerëzve të zakonshëm, e ka ai fajin për borxhin”, tha Rama.
Duke folur në një takim me ish-ushtarakë, Rama theksoi se sot Shqipëria po sundohet nga një grup njerëzish, në vend nuk ka demokraci, por vetëm përfitim për të paktit dhe nënshtrim për shumicën e njerëzve.
Top Channel