Pensionet, reagon Ministria e Financave

14/12/2010 20:55

Ministria e Financave ka reaguar në lidhje me deklaratat e kreut të PS-së, Rama për pensionet e ish-ushtarakëve.

“Vendimi i qeverisë ka synuar të krijojë një drejtësi në trajtimin e shtetasve para ligjit, sigurisht duke njohur të drejtën e pensionit suplementar ish-ushtarakëve që shkon sipas propozimit të qeverisë, deri në trefishin e pensionit minimal në qytet apo katërfishin e pensionit mesatar në fshat”, është shprehur zëdhënësja e kësaj ministrie, Eva Simoni.

“Në këtë mënyrë zhurma që bën kryetari i PS-së për trajtimin e ushtarakëve me pension të parakohshëm, është thjeshtë demagogji politike. Partia e tij në tetë vite qeverisje nuk guxoi të merrte përsipër miratimin e ketij ligji, ndaj edhe e miratoi atë kur po largohej nga pushteti në maj të vitit 2005”, shtoi Simoni.

Top Channel