Marrëveshje për thellimin e Bunës

14/12/2010 15:35

Shtrati i lumit Buna do të thellohet dhe brenda muajit mars pritet qe ekspertet te fillojne punen.

Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu ka nenshkruar nje marreveshje me homologun e tij në Malin e Zi, zotin Milutin Simovic, per thellimin e këtij lumi, i cili gjate ketyre viteve eshte mbushur me inerte dhe gure. Pamundesia e Bunes per te terhequr ujin coi edhe ne rritjen e nivelit të liqenit dhe permbytjen dramatike te qytetit të Shkodres.

“Duhet të nisim me disa ndërhyrje të emergjencës që janë riparime të disa dëmeve dhe me projekte konkrete që do të sjellin zgjidhje afatmesme dhe afatgjata. Emergjenca kërkon që ne të ndërhyjmë për të shmangur sadopak pasojat e përmbytjeve, ndërsa perspektiva kërkon impenjime të thella”, tha Mediu.
Ky projekt i cili eshte mbeshtetur pala malazeze, do t’i shërbejë të dyja vendeve per mbrojtjen nga permbytjet.Ministri malazez, tha se ky projekt do te sherbeje edhe si nje ure bashkepunimi ms dy vende fqinje qe aspirojne te jene pjese e Bashkimit Europian.
“Shtabi i Emergjences e ka arritur qellimin, jane ruajtur jetet e njerezve, eshte arritur qellimi kryesor. Ne te dy palet kemi patur kontakte cdo dy ore, dhe themi qe eshte nje hap i mire, dhe nje hap qe do te coje ne realizimin e projekteve afatgjate.Rregulli i kesaj ceshtjeje kerkon kohe por tregon se projekti eshte kompleks dhe do te punojne per realizimin e tij. Pala malazeze dhe shqiptare jane gati per realizimin e ketij projekti”, tha Simovic.
Mbi 10 mije ha ne Shkoder vazhdojne te jene te permbytura, dhe shume komuna e bashki jane te bllokuara

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA