Më të mirët e Botërorit

14/12/2010 20:35

Diego Forlan, Thomas Muller dhe Iker Casillas morën në Gjermani respektivisht çmimet “Topi i Artë”, “Këpuca e Artë” dhe “Doreza e Artë”, të cilat i jepen lojtarit më të mirë, golashënuesit më të mirë dhe portierit që ka pësuar më pak gola në botërorin “Afrika e Jugut 2010”.

Ceremonia e dhënies së këtyre çmimeve u zhvillua në selinë qendrore të ‘Adidas’, në Herzogenaurach.
Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe Franz Beckenbauer.

Top Channel