Komisioni hetimor, shtyhen diskutimet

14/12/2010 10:00

Komisioni Kuvendor i Ligjeve shtyu diskutimet për kërkesën e Partisë Socialiste për ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit.

Kreu i Komisionit, Ilir Rusmali deklaroi pas mbledhjes se mes palëve nuk u arrit një kompromis për datën.

“Ende nuk është gati numri i anëtarëve që do të përbëhet komisioni hetimor dhe nuk është zgjedhur kryetari”, tha Rusmali.

Ndërkohë deputeti socialist Fatmir Xhafaj u shpreh se mazhoranca po zvarrit procesin për komisionin pasi nuk kërkon zgjidhjen e krizës dhe transparencën.

Gjithësesi, ditët në vazhdim pritet që komisioni të rishohë kërkesën dhe ta shqyrtojë ata nga ana juridike.

Top Channel