Gwyneth Paltrow në “Walk of Fame”

14/12/2010 21:10

Gwyneth Paltrow ka marrë yllin e saj në “Walk of Fame” në Hollywood.

Aktorja fituese e çmimit Oscar me filmin “Sheakspeare In Love” në vitin 1998, u shpreh: “Është shumë emocionuese idea se një ditë nipërit e mi do të vijnë këtu dhe do të shohin emrin tim të vendosur në këtë yll.”
Edhe pse gjatë ceremonisë Paltrow nuk i shfaqi emocionet, ajo vetë pranoi: “Kur të futem në makinë do qaj me siguri.”

FOTO GALERI
1/1

Top Channel